75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Veternik, përfshihen një autobus dhe dy vetura

Pak çaste më parë ka ndodhur një aksident trafiku në Veternik mes një autobusi të trafikut urban dhe dy veturave.

Si pasoj e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku këta të fundit e kanë konfirmuar aksidentin, duke thënë se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në Veternik, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Indeksonline ju sjell pamje ku mund të shihen kolonat e gjata si pasoj e këtij aksidenti.