Tuna me paraqitjen e veçantë gjatë koncertit
Altuna Sejdiu duket se e ka nisur furishëm këtë
sezonë verorë duke u aktivizuar nëpër koncerte muzikore, shkruan Indeksonline.
Ajo në paraqitjen e saj në qytetin e Gjakovës, ka zgjedhur të paraqitet me një
fustan të kuq duke u paraqitur tejet e veçantë.
Pas publikimit të albumit të fundit ‘Fortuna’, këngëtarja është rikthyer në
skenën muzikore pas një periudhe që kishte pauzuar.
Kujtojmë që së fundmi ajo u përfol për një shtatëzani të mundshme por që ajo i
mohoi këta zëra. /Indeksonline/

