75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsenali detyron Koscielnyn të stërvitet me fëmijët

Laurent Koscielny do të jetë i detyruar të stërvitet me fëmijët e Arsenalit edhe pse ekipi i parë është rijthyer nga turneu në SHBA.

Kapiteni i skuadrës refuzoi të udhëtoj me skuadrën në SHBA për ndeshjet parasezonale, shkruan Indeksonline.

Trajneri Unai Emery e ka bërë të qartë se nuk ka më vend për 33 vjeçarin edhe pse ka probleme në mbrojtje.

Emery ka insistuar se dëshiron të punoj vetëm me lojtarët që ishin në Amerikë.

Kur ai vendosi të mos qëndrojë me ne këtu në turne, zgjidhja tani është vetëm për klubin dhe atë, sepse ai vendosi të jetë jashtë ekipit në para sezon“, tha ai para se të fluturonte përsëri në Britani.

Tani është një çështje vetëm për klubin dhe për të. Ideja ime po vazhdon me lojtarët me të cilët po punojmë dhe lojtarët që duan të jenë këtu“.

Arsenal do të zhvillojë bisedime me Koscielny dhe përfaqësuesit e tij në ditët në vazhdim, pasi Emery dhe lojtarët e tij mbërritën në Londër nga udhëtimi dyjavor parasezonal.

Francezi ka një ofertë 3 vjeçare nga Bordeaux në Ligue 1 por fillimisht duhet të zgjidhen problemet me Arsenalin. /IndeksOnline/