Me plis në kokë e rroba të shqyera, sharrëxhinjtë shqiptar në tregun e Beogradit në vitin 1953
Qytetarët kosovarë përherë kanë qenë të shkelur nga armiqtë.
Ata gjithnjë janë ballafaquar me varfëri të skajshme, në çdo vend që kanë shkuar.
Të shpërndarë kudo në botë, një pjesë e tyre kanë jetuar edhe në Beograd. Ndonëse numri i tyre i zvogëlua nga viti në vit, veçmas pas luftës së fundit në Kosovë ku nga regjistrimi i vitit 1981 u deklaruan 8.212 shqiptarë në Beograd, ky numër ra në 1.492, përcjellë Indeksonline.
Këto imazhe të realizuara në vitin 1953 pasqyrojnë më së miri realitetin e varfët të shqiptarëve në Beograd, të cilët shihen me rroba të shqyera, plis mbi kokë e duke ngrënë bukë në një treg, duke pritur me sharrë në dorë për ndonjë punë./Indeksonline/


