Veseli takon kryesinë e Degës së Prishtinës
I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar kryesinë e Degës së Prishtinës. Në takim është konfirmuar gatishmëria e partisë për zgjedhje të reja.
“Kadri Veseli takoi Kryesine e Deges se Prishtines dhe ritheksuan se PDK eshte me e gatshme se kurre per zgjedhje dhe se konsolidimi i nendegeve dhe strukturave te deges se Prishtines eshte shprese per qytetaret. Procesi zgjedhor neper te cilin ka kaluar PDK ne Prishtine ashtu sikurse edhe ne te gjitha komunat e Kosoves eshte garanca me e madhe qe PDK perfaqeson strukturen me besimin me te madh elektoral dhe kjo na jep edhe me shume perparesi per zgjedhjet e ardhshme” thuhet në njoftim.
