75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq për Irinje: Sa herë është situata e ndërlikuar në Kosovë, na bie të takohemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua sot me Patriarkun Irinej, me vlerësimin se situata në Kosovë është ‘më e ndërlikuar dhe se Serbisë nuk i mbetet tjetër përveç se të luftojë’.

Vuçiq e falënderoi patriarkun për faktin se Kisha është gjithmonë me popullin e tij dhe shtetin.

“Situata në Kosovë nuk është e thjeshtë dhe mua më duket e komplikuar sa herë që ne takohemi dhe bisedojmë, por nuk kemi asgjë tjetër veçse të luftojmë sa të jetë e mundur”, tha ai.

Patriarku Irinej foli rreth ftesës së Speciales për kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, duke pyetur me ironi se “nëse ata i kërkuan falje atyre që duhej t’i thërrisnin” .

Vuçiq konstatoi se Haradinaj do të kthehet dhe se “fatkeqësisht ka disa prej tanëve se qëndrojnë në anenë e tij”.

“Por, do të luftojmë. Serbia nuk është e dobët sikurse ka qenë, përkundrazi do të jetë edhe më e fuqishme, para se gjithash ekonomikisht”, tha Vuçiq.