Suhareka po bëhet me dy shkolla të reja
Mbi 500 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i shkollës fillore “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës, ndërtimi i së cilës do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Me rastin e vënies së gurthemelit u tha se kjo shkollë e re do të ndikojë që nxënësit të kenë kushte më të mira për mësim.

Në fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle ka marrë pjesë zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Fatmir Limaj, i cili tha se Kosova po ia kthen një borxh Dobërdelanit dhe Suharekës.
Ndërsa kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkollat e reja janë me kushte moderne
“Edhe fshati Dobërdelan do ta ketë shkollën e re me kushte moderne. Sot filluam me një punë të jashtzakonshme me ndërtimin e dy shkollave të reja, në Vraniç ishim dhe tani në Dobërdelan, natyrisht me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit.Theranda po ndryshon!”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/
