75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Volkswagen ka fituar 30% më shumë nga shitjet e makinave se sa në vitin e kaluar

Fitimi i grupit Volkswagen në tremujorin e dytë u rrit me 30 për qind, pavarësisht nga një rënie në shitjet e automjeteve.

Fitimi u rrit në 5.13 miliardë euro, nga 3.94 miliardë sa kishte në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, transmeton Indeksonline.

VW përsëriti se pret që dërgesat e automjeteve në vitin 2019 të kalojnë shifrën e vitit të kaluar dhe se të ardhurat në makina të rriten së paku 5%.

Modele të tilla si VW T-Roc crossover dhe Skoda Karoq parashikohet të shiten për rreth 35 për qind më shumë këtë vit, krahasuar me 25 % vitin e kaluar.

VW pret që përqindja e shitjeve të SUV të rritet në 40 përqind deri në vitin 2020.

VW mbetet në rrugën e duhur për të fituar të paktën 9 miliardë euro, këtë vit pasi rezultatet e gjysmës së parë ofrojnë “një bazë të qëndrueshme”, thanë nga Volkswagen. Për të parandaluar humbjet VW ka reduktuar prodhimin në rreth 450,000 makina për këtë vit dhe do të ulë prodhimin më tej nëse është e nevojshme./Indeksonline/.