Studentja vesh fustanin e martesës së gjyshes në ceremoninë e diplomimit
Jade Stephenson gjithmonë i ka pëlqyer fustani i nusërisë së gjyshes së saj.
Ndaj ajo pyeti gjyshen e saj 80-vjeçare nëse mund ta vishte për një rast të veçantë.
Stephenson e veshi fustanin në ceremoninë e diplomimit në Liverpool Hope University.
“E dija se nëse do i kërkoja ta vishja në diplomim asaj do i qeshte fytyra,”-tha studentja për CNN. “Gjyshi im vdiq në vitin 2009 dhe ndjeva se ai ishte atje me mua në këtë ditë të veçantë.”
Nora, gjyshja e saj jeton në Carlisle, më shumë se 130 milje nga Liverpooli.
Ajo u emocionua për pa fotot e mbesës me fustanin e saj të veshur