75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje nga incidenti në BeerFest, dy persona të lënduar

Në Festivalin e Birrës, i cili po vazhdon të mbahet në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje në mes disa personave.

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse dy të tjerë për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjencë, kanë treguar burimet e Indeksonline.

Këtë e konfirmuan dy zëdhënësit e policisë, Flora Ahmeti dhe Daut Hoxha.

“Sot rreth ores 22:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontrollë. Lidhur më këtë rast policia ka shoqëruar në stacion 6 persona”, tha Ahmeti për Indeksonline.

Me rastin po vazhdojnë të merren njësitet policore./Indeksonline/