Macron do të diskutojë me Johnsonin në javët e ardhshme për Brexit
Presidenti francez Emmanuel Macron do të diskutojë për Brexit-in me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të cilin e ka ftuar për vizitë në javët e ardhshme, tha të premten një zyrtar nga zyra e Elysee e Macronit.
Të dy krerët folën të enjten dhe bisedimet e Macronit me Johnsonit do të mund të jenë në lidhje me kërkesat e Bashkimit Evropian rreth Brexit, shtoi zyrtari, raporton Reuters.
Gjatë marrjes së detyrës kryeministri i ri u zotuar të negociojë një marrëveshje të re dhe duke kërcënuar se nëse blloku refuzni, ai do ta nxirrte Britaninë jashtë BEsë më 31 tetor pa një marrëveshje.