75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dybala nuk dëshiron të largohet, Juventus në bisedime me Tottenham

Paulo Dybala është në shitje për Juventusin dhe nëse vjen oferta e duhur, Biankonerët do të vlerësojnë largimin e lojtarit.

Sulmuesi argjentinas duket se është larg nga skemat e mundshme taktike të trajneri, Mauricio Sarri, por megjithëse klubi i ka bërë të qartë atij dhe agjentit të tij se ai nuk është pjesë e planeve, La Joya po bën gjithçka për të qëndruar në stadiumin Allianz.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, Dybala ka njoftuar tashmë Juventusin se ai do të shkurtojë pushimet e tij për t’u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur në dispozicion të trajnerit të ri. Ai pritet të kthehet më 5 gusht, por ndoshta tashmë të enjten më 1 gusht, ai do të paraqitet në Continassa për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe testet atletike, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, siç u përmend, kjo nuk pasqyron nevojat e Juventusit. Lojtari është vlerësuar nga Tottenham i cili ka filluar kontakte me bardhezinjtë që dje ka përsëritur se një ofertë prej së paku 90 milionë euro do të jetë e nevojshme për të lejuar lojtarin të largohet.

Përveç kësaj, në rastin e një largimi nga Juventusi, Dybala do të donte një pagë me dy shifra në klubin e tij të ri, të paktën 10 milionë euro (krahasuar me 7.5 milionë që aktualisht fiton). Shkurtimisht, nuk do të jetë e lehtë ta bindësh atë për nevojën për të ikur nga Torino./Indeksonline/