75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Qeveria në dorëheqje, sot nis punën zëvendësministrja Selmani!

Një ditë para se të paraqiste dorëheqjen nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj emëroi dy zëvendësministra të rinj.

Derisa në postin e zv/ministrit të Mbrojtjes u emërua Kadri Kastrati, zëvendësministre në ministrinë e Bujqësisë u emërua edhe Myzejene Selmani. Kjo e fundit sot ka njoftuar se ka nisur punën e re, ani pse qeveria është në dorëheqje.

Selmani që deri tani ishte këshilltare politike e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, vjen nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR).

Ajo madje njihet edhe si përkrahëse e fuqishme e presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli./Indeksonline/