Kosovarët më t’interesuarit nga vendet e rajonit për të emigruar në Gjermani, kaq kontrata pune u lëshuan
Interesimi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani është i lartë.
Madje, prej shteteve të rajonit, kosovarët janë më të interesuarit për këtë shtet.
Vetëm në vitin 2017, gjithsej 36 mijë e 247 kontrata pune të lëshuara nga kompani gjermane janë dorëzuar për aprovim në Agjencinë e Punësimit në Gjermani.
Këto statistika i ka publikuar Jeton Mehmi nga Instituti ‘GAP, transmeton Indeksonline.
Prej këtyre 36,247 kontrata pune, vetëm 28,816 janë miratuar, ndërsa në fund vetëm 6,012 persona kanë arritur të pajisen me vizën e punës.
“Dy konkluzione: një kontratë pune e dërguar nga Gjermania jo detyrimisht të garanton marrjen e vizës (kujdes që të mos dëmtoheni financiarisht nga ndërmjetësuesit), dhe konkluzioni i dytë është se kosovarët dukshëm prijnë në rajon për nga interesimi për ta lëshuar vendin e tyre”, ka shkruar ai.
Më poshtë i gjeni statistikat, të cilat tregojnë se kosovarët prej vendeve të tjera nga shtetet e rajonit, janë më të interesuarit për tu vendosur në këtë shtet./Indeksonline/
