Ish mbrojtësi i Man Cityt pensionohet nga futbolli
Micah Richards i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
Ish-mbrojtësi i Anglisë Micah Richards ka njoftuar daljen e tij nga futbolli profesional.
31-vjeçari është penguar nga një lëndim i vazhdueshëm në gju dhe i fundit për Aston Villa në tetor 2016.
Aston Villa e lëshoi atë këtë verë dhe ai është i vendosur të punoj me një rol promovues në ekipin e Man Cityt, aty ku edhe bëri emër, shkruan BBC, përcjell Indeksonline.
Richards ka luajtur 295 ndeshje për City, Fiorentina dhe Aston Villa.
Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar si 18 vjeç dhe mbetet mbrojtësi më i ri i Anglisë, duke shënuar një gol për vendin e tij – kundër Izraelit në shtator 2007.
Ai shpejt u bë favorit i tifozëve në City pas debutimit të tij të moshës 17 vjeçare në vitin 2005 dhe ishte i njohur për ritmin dhe fuqinë e tij.
Pasi luajti 245 ndeshje për klubin, ai kaloi një sezon në huazim me Fiorentinën në 2014-15, pastaj u largua në një transferim të lirë në 2015 për të nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me Aston Villan, e cila përfundoi në qershor./Indeksonline/