Lukaku largohet nga kampi i Man Utd për të shpejtuar transferimin në Inter
Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku do të takohet me agjentin e tij për të shpejtuar procesin e një lëvizjeje të mundshme në klubin italian të Serie A, Inter Milan, sipas Daily Mail.
Ish-sulmuesi i Evertonit u bashkua me ekipin për stërvitjet parasezonale, por thuhet se u largua nga skuadra dhe u kthye në Belgjikë ku pritet të ketë një takim me agjentin e tij për të finalizuar këtë veprim.
Reprezentuesi i Belgjikës ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Serie A pasi kishte tre sezonet më të dobëta në Old Trafford./Indeksonline/