75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk kam dhënë dorëheqje, mua më ka shkarkuar ftesa

Kryeminstri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ai nuk ka dhënë dorëheqje por atë e ka shkarkuar ftesa e Gjykatës Speciale.

Në RTV Dukagjini ai u shprehë se nëse nuk do të reflektonte ndaj ftesës do të ishe sikur të merreshin në pyetje të gjitha të arriturat e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Vendimi është mirë i analizuar. Do të thotë marrja në pyetje e kryetarit të qeverisë pa asnjë reflektim, do të ishte marrje në pyetje e krejt të arriturave tona demokratike të shtetit, do ta lëndonte sovranitetin e shtetit. Edhe për faktin se unë kam kaluar dy procese gjyqësore, pra mos reflektimi në një ftesë të tillë pas dy proceseve gjyqësore do të ishte edhe një pranim ta quajmë ashtu i një kualiteti të caktuar se kush jemi ne si shtet, si kryeministër, si qeveri.”, tha ai.

“Ka qenë e pashmangshme. Unë nuk kam dhënë dorëheqje, vetëm ta shpjegojmë. Mua më ka shkarkuar ftesa për t’u përgjigjur si i dyshuar. Unë e kam pasur një zgjidhje për të shkuar si kryetar qeverie i dyshuar e mos me dhënë dorëheqje. Kushdo që e ka dërgu atë ftesë e ka ditur se unë nuk e bëjë atë. “, tha Haradinaj./Indeksonline/