Muhamet Ramadani: E bëra ëndrrën realitet që të bëhem Kampion Evropian
Fituesi i medaljes së artë në hedhjen e gjylës, Muhamet Ramadani ka treguar se ai e ka bërë ëndrrën realitet, ëndërr kjo që ishte që të bëhej kampion Evropian.
Ramadani tregoi se e ka pritur rezultatin që ka arritur kurse fitoren ja dedikon familjes, trajnerit, klubit, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu tha se tani si qëllim e ka përgaditjen për garat që do të mbahen vitin tjetër, e ku do të garojë për grup moshat U20, e ku edhe synon që të bëhet kampion ballkanik.
Ramadani bëri një paraqitje të madhe në Festivalin Europian për të Rinj EYOF 2019, duke e hedhur gjylën ne largësi 19.71 metra./Indeksonline/.

