Zyrtare: Bušič futbollist i Gjilanit
Klubi i Gjilanit ka arritur të transferoj një lojtar tjetër, për ta përforcuar skuadrën e tyre.
Ata kanë transferuar Tomislav Bušič.
Bušič i lindur në Split të Kroacis, ka mjaft përvojë në futbollin ndërkombëtar, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme në rajon dhe më gjerë.
Karrierën e tij futbollistike, ai e nisi në qytetin e lindjes me klubin e madh kroat, Hajduk Split, ku pati paraqitje të shumta dhe gola të shumtë të realizuar.
Bušič karrier kishte bërë edhe në Shqipëri, me skuadrat e Flamurtarit, Tiranës,Vllzanisë dhe Teutës.
Pikërisht ishte skuadra e Teutës, nga ku dhe u transferua në skuadrën e Gjilanit./Indeksonline/.