75 Mall Live Search
12:26 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Inter e konsideron Cavanin si alternativë të Lukaku-t

Interi thuhet se po e konsideron Edison Cavanin si një alternativë të Romelu Lukaku-t.

Sipas Calciomercato, përpjekjet e Nerrazzurëve për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United kanë ngecur për shkak të çmimit dhe Juventusi shihet si një rival i denjë për të.

Si rezultat, drejtuesit zikaltër e kanë kthyer vëmendjen tek 32-vjeçari Cavani, i cili ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me Paris Saint-Germain.