75 Mall Live Search
16:16 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rivaldo zbulon arsyen pse Messi po injoron Griezmann

Rivaldo ka folur për situatën në klubin blaugran pas blerjes së Antoine Griezmann.

Në një intervistë, ai ka komentuar zërat e fundit që flasin për probleme mes francezit dhe Leo Messit.

“Messi do ti japë mirëseardhje Griezmann-it në momentin e duhur. Është normale që nuk i ka shkruar akoma ose që nuk e ka marrë akoma në telefon, edhe pse është kapiteni. Është me pushime dhe ka dëshirë që të izolohet pak nga futbolli. Kur të kthehet, do të jetë ai i përhershmi. Nuk do të ketë asnjë problem” tha ai./Indeksonline/