Një kompani ajrore u kërkon dy të huajve të ndajnë një shtrat bashkë
Një kompani ajrore ka kërkuar falje pas ofrimit të dy të huajve në një dhomë gjumi më një shtrat pasi që ata kishin humbur fluturimet e tyre.
Elizabeth Coffi Tabu, 71 vjeçe, kishte ardhur për t’u kthyer në Paris më 19 korrik, pasi kaloi një muaj me familjen e saj në Kanada.
Por pasi ajo humbi fluturimin, asaj i’u ofrua të kalonte natën me një tjetër pasagjer, një 35 vjeçar, të cilin nuk e kishte takuar kurrë më parë, transmeton Indeksonline.
Ajo i kishte thënë kompanisë se nuk e njifte atë njeri, nuk ishin çift, por ata i thanë se kishin vetëm një dhomë.
Vajza e Coffi Tabu, tha se zotëriu ishtë i përsorur, por nëna e saj u ndje e parehatshme të kalonte një natë me një mashkull që ka gjysmën e moshës së saj, dhe që nuk është i njohur për të.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Air Canada tha: “Nuk është politika jonë që pasagjerët të cilët nuk po udhëtojnë së bashku të ndajnë një dhomë. Në këtë rast fillimisht u bë një gabim në ndarjen e dhomave”. /Indeksonline/