Gjiko zbulon kohë e lansimit të projektit të ri, bashkëpunon me reperin e njohur
Dy reperët e njohur, Gjiko dhe Buta kanë bashkuar forcat për të lansuar një projekt të ri muzikor.
Përmes një video të shkurtë të publikuar në ‘Instagram’, Gjiko ka dhënë detaje nga kënga e re, shkruan Indeksonline.
“Nesër ora 14:00”, ka shkruar Gjiko derisa kënga mban titullin ‘My Bro’ dhe të publikohet së bashku me videoklip.
Kujtojmë që projekti i fundit i Gjikos ‘Coco Jumbo’ u publikua pak javë më parë./Indeksonline/