75 Mall Live Search
22:24 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 4 orë

Mërgimtarët si çdo vit tjetër po përballen me kolona e pritje nëpër pikat kufitare.

Më së shumti po e pësojnë ata që po ia mësyjnë Kosovës përmes Merdares, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, pritjet në pikat kufitare janë të ndryshme, por më së shumti pritje ka në dalje të Merdares.

Në hyrje të Merdares, qytetarët po presin 3 orë e 20 minuta deri në 4 orë e 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, në dalje po presin 2 deri në 2 e 30 minuta, transmeton Indeksonline.

Te kufiri Muçibabë, pritja është 50 minuta deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë.

Kurse, në pikat e tjera, gjendja është më mirë.

Kështu te kufiri Mutivodë, pritja është 5 minuta deri në 10 për të hyrë në Kosovë, po aq edhe për të dalur.

Në kufirin Jarinje, pritja është 2 deri 5 minuta për të dalur nga Kosova, kurse për të hyrë 15 deri në 30 minuta. /Indeksonline/