Florim Zendeli e mposht kundërshtarin serb
Florim Zendeli, shqiptari nga Maqedonia ka dalë fitues në meçin ndaj serbit, Aleksander Veliçkoviq.
Në Kërçovë të Tetovës po zhvillohet gara e sporteve luftarake “Super Pro Fight Night – Uskana2”.
Zendeli më pas me një postim në Facebook iu falënderua të gjithë atyre që e përkrahën, shkruan Indeksonline.
“EDHE SOT FITORE. U përulen krejt qytetarëve të Uskanës prej tek i pari deri tek i fundit që më përkrahen në këtë ndeshje. I juaji Florim Zendeli” – deklaroi ai.
Në këtë garë po marrin pjesë edhe atletë tjerë nga vende të ndryshme të Ballkanit./Indeksonline/
