75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia tregon si ndodhi plagosja te ‘Pazari i kerreve’

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i veturave në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar”, deklaroi Ahmeti.