Dy transgjinore i torturuan dhe më pas i vranë
Policia në Pakistan tha se kanë gjetur trupat e dy transgjinoreve të torturuara dhe të rrahura deri në vdekje.
Zyrtari i lartë Mohammad Ali Zia tha se trupat u gjetën të shtunën vonë në një shtëpi të mbyllur në lagjen Sahiëal të provincës lindore Punjab. Ai thotë se është e paqartë se çfarë i motivoi vrasjet, të cilat duket se kanë ndodhur tri ditë më parë, transmeton Indeksonline.
Njerëzit transgjinorë shpesh i nënshtrohen abuzimit në Pakistanin me shumicë konservatore dhe muslimane. Ata janë gjithashtu në mesin e viktimave të të ashtuquajturave vrasje nderi të kryera nga të afërmit për të ndëshkuar shkeljet e perceptuara seksuale./Indeksonline/