Fansja bën ‘twerk’ gjatë performancës së Ledrit
Gjatë një performance të reperit Ledri Vula ditën e sotme në jug të Shqipërisë saktësisht në Dhërmi, ishin të pranishëm një numër i madh i fansave të tij, shkruan Indeksonline.
E reperi njihet për muzikën e tij që pëlqehet shumë, madje këtë sezonë ai ishte shumë aktiv në publikimin e këngëve të reja duke qenë në qendër të vëmendjes.
Në një video që e ka shpërndarë vetë reperi Vula shihet duke e performuar këngën e tij të re ‘Kiss Kiss’.
Dhe një fanse e tij duket se e ka shijuar shumë këtë këngë dhe pranë skenës ku po performonte reperi ka bërë ‘twerk’, duke u përshtatur me vargjet e këngës.
Kujtojmë që kënga e fundit e Ledrit ishte ‘MEM’ dhe u pëlqye shumë nga publiku. /Indeksonline/