Bota ndryshon kur bie në dashuri, por a është ai shpirti yt binjak?
Kur takon shpirtin binjak ka shumë detaje që mund t’i shikosh tek ai, të cilat të bëjnë të besosh se lidhja juaj është speciale. Kur bie në dashuri, ju duket sikur gjithë bota ka ndryshur. Më parë thjesht jetoje jetën tënde, ndërsa tani çdo gjë ju duket ndryshe pasi ju keni takuar një person të mrekullueshëm që mesa duket është i duhuri. Të gjesh njeriun e duhur nuk ka të bëjë vetëm me dikë që plotëson të gjitha kriteret e listës suaj.
I duhuri është shumë më shumë se kaq. Ai është një version më i mirë i asaj çfarë ju jeni.
Më poshtë psikologët kanë zbuluar disa nga shenjat të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni se keni takuar personin e duhur.
- Ndihesh mirë me veten tënde.
- Ai është personi i parë me të cilin do të doje të ndaje një lajm të mirë.
- Tashmë jeni guximtar mjaftueshëm për të provuar gjëra të reja.
- Ecni vërdallë duke qeshur.
- Miqtë tuaj janë të lumtur për ju.
- Ndjeheni më pak të stresuar.
- Nuk ndiheni kurrë vetëm.
- Nuk jeni të konfuzuar për gjërat që ju presin.
- Qeshni së bashku.
- Pyesni veten: “Si jam kaq me fat?!”
- Ndiheni të sigurtë.
Dhe tani pyesni veten: A e keni gjetur të duhurin?/News31