75 Mall Live Search
07:37 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në festivalin ushqimor në Kaliforni, tre të vdekur e 11 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosen nga të shtënat me armë zjarri në një festival ushqimor në Kaliforni. Festivali “The Gilroy Garlic” ishte gati të mbaronte për fundjavë kur filluan të shtënat

Ishte një burrë në mesin e viteve ’30 duke gjuajtur me një pushkë”, tha një dëshmitar okular. Një video që u postua në mediat sociale tregoi njerëzit që iknin nga festivali. Policia ka thënë se skena është “akoma aktive”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reguar përmes “Twitter” rreth të shtënave, duke i porositur qytetarët të “jenë të kujdesshëm dhe të sigurt”.

Këshilltari i qytetit Gilroy Dion Bracco tha se tre persona ishin shpallur të vdekur dhe të paktën 11 persona, disa në gjendje kritike, po trajtohen në spitale. Festivali “The Gilroy Garlic” është mbajtur çdo vit që nga viti 1979.