Detaje të reja për aksidentin tragjik në Merdare
Sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 dhe kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Pasat” me targa gjermane dhe vetura “Audi 80”, me targa të Republikës së Kosovës.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin me inicialet B.S”, ka thënë ajo.