75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ngasësi i veturës në Fushë Kosovë tenton t’i godas policët gjatë kryerjes së detyrës

Një person është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti ka penguar personat zyrtar gjatë detyrës së tyre duke shkaktuar rrezik.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë në orën 03:10, siç raporton Polica e Kosovës, përcjellë Indeksonline.

“Raportohet se njësiti policor ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa vendore, mirëpo drejtuesi i veturës ka tentuar t’i godasë policët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/