Gjuan me armë zjarri në aheng familjar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit personi në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator me tre fishekë dhe tri gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh nga policia./Indeksonline/