75 Mall Live Search
11:43 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqiptari dhunon gruan që bashkëjetonte duke e nxitur të vetëvritet, më pas ngacmon seksualisht vajzën e saj

Arrestohet nga policia nje 33 vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan me të cilën bashkëjetonte, me qëllim nxitjen e vetëvrasjes, ndërkohë që akuzohet se ka tentuar t’i ngacmojë seksualisht edhe vajzën asaj.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi 33 vjeçar N. D.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetueses së tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./b.l