75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Njeriu që kafshoi gjarprin pasi u sulmua nga ai

Një burrë në Indi është kafshuar nga një gjarpër mirëpo ai u hakmor menjëherë duke ia kthyer në të njëjtën mënyrë, pra duke e kafshuar atë.

Derisa sa ai ishte në shtëpi duke u relaksuar, një gjarpër hyri në shtëpinë e tij dhe e sulmoi atë.

Burri indian pastaj kafshoi gjarprin kështu më pas, familja u dëtyruan ta dërgojnë në spital pasi gjendja e tij ishte kritike, shkruan Independed.

Mjekët u shprehen shumë të befasuar kur dëgjuan që një njeri  ka kafshuar gjarpërin.

Sipas tyre, gjarpri është konstatuar të jetë jo helmues, transmeton Indeksonline.

“Djali im ishte i dehur … ai e hodhi gjarprin dhe e grisi atë në copa,” tha babai I viktimës për mediat indiane.