75 Mall Live Search
17:38 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bali Muharremaj mohon që do të jetë kandidat për deputetë: Do të vazhdoj të jem kryetar i Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka mohuar se do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryetar i Suharekës, shkruan Indeksonline.

Tutje, ai shtoi se është i përkushtuar të vazhdoj si kryetar komune.

Lexojeni postimin e plotë të Bali Muharremajt:

Të nderuar,

Mandatin si Kryetar i Komunës së Suharekës do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon edhe më tutje.

Informacionet se unë do të kandidoj për deputet në zgjedhje të ardhshme, nuk janë të vërteta.

Jam i përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj si kryetar komune, dhe për këtë do ta dëshmoj përmes punës.

Me respekt 
Bali Muharremaj