75 Mall Live Search
17:43 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Punë e kryer, Pepe në Arsenal për 80 milionë euro

Arsenali ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Nicolas Pepes.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë gjatë kësaj jave pritet të kryej testet mjekësore për të kompletuar transferimin që kap vlerën e 80 milionë eurove.

24 vjeçari do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të Arsenalit.

Në këtë afat kalimtar skuadra londineze ka transferuar sulmuesin Gabriel Martinalli, mesfushorin Dani Ceballos si huazim nga Real Madridi dhe mbrojtësin William Saliba nga St Etienne. /Indeksonline/