75 Mall Live Search
19:56 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Serbia dhe Maqedonia Veriore kopjojnë Kosovën dhe Shqipërinë

Serbia dhe Maqedonia Veriore që nga fundi i muajit gusht do të fillojnë me kontrolla të përbashkta kufitare në pikë kalimin në Tabanoc-Preshevë.

Kjo do të përshpejtonte kalimin në kufi, shkruan Indeksonline.

Marrëveshja paraprake u nënshkrua me 12 korrik. Lëshimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta, ku udhëtarët do të duhet të ndalet vetëm një herë, shpallet për fundin e gushtit.

Këtë veprim e kanë bërë Kosova dhe Shqipëria vitin e kaluar. Serbia kishte kritikuar ashpër dy shtetet shqiptare./Indeksonline/