75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ramush Tahiri: Bravo për Kadri Veselin, dha qëndrim prej burrështetasi shtetformues

Analisti politik Ramush Tahiri ka vlerësuar lart liderin e PDK-së Kadri Veseli, i cili sonte u bëri thirrje partive parlamentare që mos të bëjnë lojëra politike por të shkojnë në Kuvend dhe me konsensus ta shpërndajnë parlamentin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Ramush Tahiri tha se ky qëndrim i Kadri Veselit është qëndrim i burrështetasit shtetformues.

“Bravo per Kadri Veselin. Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin. Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim. Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj. Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli”, ka shkruar analisti Ramush Tahiri në faqen e tij në Facebook. /Indeksonline/