75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Polica jep detaje për përleshjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Podujevë

Mbrëmë Indeksonline ka raportuar rreth një përleshjeje mes disa personave në Podujevë, ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Ndërsa, Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me këtë incident.

“Rasti ka ndodhur në orën 21:37, ku raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, aty kanë hasur njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri gjendet në arrati, ku të njëjtit i është konfiskuar vetura. Ndërsa sipas policisë, pas intervistimit dy persona me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/

(FOTO ILUSTRIM)