Mourinho thotë se është i mbushur plot zjarr, para se t’i kthehet futbollit
Jose Mourinho shumë shpejtë do të kthehet në futboll si trajner. Ka disa muaj që portugezi ka pushuar nga ky profesion pasi ishte shkarkuar nga Manchester United.
Megjithatë ai ka bërë të ditur që është plotë energji dhe së shpejti do të nënshkruar me një skuadër.
“Jam i mbushur plotë zjarrë. Po shijoj pushimet në vendlindje si asnjëherë më parë. Më mungon futbolli shumë” deklaroi Mourinho për Sky Sports.
Sipas mediumeve spanjolle, presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka kontaktuar Mourinhon për një mundësi bashkëpunimi duke zëvendësuar francezin Zinedine Zidane. /Indeksonline/