Ava Max e pandalshme, paralajmëron dy projektet në të njëjtën kohë
Hiti i saj më i njohur është kënga “Sweet but Psycho”, e cila e ka zënë vendin e dytë në top listat e muzikës së Britanisë së Madhe.
Këngëtarja shqiptare e cila është lindur dhe rritur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, Ava Max është gati për projekte të reja.
Ava Max përmes llogarisë së saj në Instagram njoftojë të gjithë ndjekësit e saj, që tashmë ka gati për të lansuar dy projekte muzikore.
“Dy këngë për dy ditë” – ka shkruar 25 vjeçarja në postimin e saj.
Kujtojmë që Ava Max me ‘Sweet but Psycho’ është nominuar për të parën herë në MTV Video Music Awards, në kategorinë ‘Artisti i ri më i mirë’.
Në këtë kategori ajo do të garojë përkrah Billie Eilish dhe Lil Nas X./Indeksonline/
