Sonte dy përballje shumë interesante në Audi Cup
Sfida Real Madrid-Tottenham, që do të jetë edhe përballja e parë e Audi Cup nga ora 18:00, ndërsa menjëherë pas saj, në orën 20:30 do të jetë radha e ndeshjes Bayern Munchen-Fenerbahce.
Pritet me mjaft interes performanca e Realit të Madridit në këtë kompeticion, pasi “Los Blancos” kanë bërë një fushatë spektakolare merkatoje, por që ende janë larg formës më të mirë, duke bërë që të hidhen pikëpyetje mbi të ardhmen e Zidane.
Edhe për skuadrat e tjera si Tottenham dhe Bayern Munchen, Audi Cup paraqet një test mjaft interesant, për të parë formën e ekipeve në prag të nisjes së sezonit në kampionatet përkatëse të futbollit.
Audi Cup është një kompeticion ku marrin pjesë çdo vit 4 skuadra dhe zhvillohet brenda dy ditësh, ku të gjitha ndeshjet luhen në stadiumin “Allianz Stadium” të Mynihut.
Kështu pas sfidave të sotme, nesër në orën 18:00 do të përballen humbëset për vendin e tretë dhe të katërt, dhe më pas në orën 20:30 do të jetë finalja, që do të kurorëzojë edhe fituesin.