75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia organizon tryezë për nder të “Ditës Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të ICITAP-it amerikan, me datën 30 korrik 2019, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Ndërtimi i urave”.

Pjesëmarrës në cilësinë e palenisteve ishin Eldin Buzgovic, Imer Thaqi, Naim Muja, Florije Hajra, Basri Kastrati, Begishe Krasniqi. Te cilët bene prezantimin e punës se tyre dhe funksionimin e institucioneve përkatëse për këtë fushe.

Kjo tryezë organizohet për të shënuar “Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze të rrumbullakët ka qenë që t’i mundësohet komunitetit përkatës të adresojë çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe mënyrat se si duhet kanalizuar problematikat për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell trafikimi me qenie njerëzore.

Kjo tryezë e rrumbullakët u mbajt në objektet e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi/MPB, Zyra e Sekretariatit të Strategjive/MPB, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë/PK, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, Vrojtuesit e Lagjes, Komitetet Lokale për Siguri Publike.