75 Mall Live Search
18:15 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Betohen këshilltarët e 30 qershorit, konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës

Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri.

61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

 Në detyrën e nënkryetarëve u zgjodhën Vjollca Braho dhe Luan Bregasi.