A kanë ndikuar në imazhin e LDK-së rrahjet me karrige, përgjigjet Sejdiu
(E plotësuar 22:27)
I pyetur se si i komenton rrahjet me karriga në disa nëndegë të LDK-së, ish-presidenti Sejdiu është deklaruar se e kanë cenuar imazhin, por jo në tërësi.
“Në zgjedhjet e disa nëndegëve ka pasur tensione. Mirëpo, nuk e kanë cenuar në tërësi imazhin e LDK-së”, ka thënë ai gjatë intervistës, transmeton Indeksonline.
……………………….
Ish-presidentii Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu është deklaruar se kandidaturën formale nuk e ka bërë ende, por se për këtë vendoset në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 3 gusht.
Ai në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se herën e kaluar nuk është lejuar, por që pret që këtë herë të mos përsëritet.
“Mos të cenohet e drejta për të konkurruar. Unë kam qenë ne vitin 2015, ka qenë e pamundshme me kandidu. Ka qenë edhe një kandidat që nuk është përkrahur. Ajo që mund të them se çfarë ka ndryshuar në këtë periudhë, është se ka një ecje me të guximshme të anëtarësisë në kuptimin e deklarimit, qasjes dhe vullnetit të përfshirjes në këtë proces të zgjedhjeve”, ka thënë ai.
“Herën e kaluar nuk është lejuar, kam frikë se mund të përsëritet e kjo nuk është në rregull”, ka shtuar Sejdiu.
“ Dëshira ime është që Kuvendi të shkoj mbarë dhe të nxjerr konkludime të mira. Edhe në nxjerrjen e strukturave të LDK-së, por edhe të programit të ecjes së mëtutjshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar Sjediu,/Indeksonline/