75 Mall Live Search
13:51 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari parkon veturën para hyrjes së banesës, bllokon lëvizjen e qytetarëve

Qytetarët veturat shpesh i parkojnë në vende ku nuk duhet e jashtë hapësirave të duhura për parking.

Një mënyrë e tillë e parkimit sot, ka penguar qytetarët të dalin prej hyrjes së banesës.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në Indeksonline, një mëgimtar ka parkuar veturën para hyrjes objektit banesor në Lipjan, rruga e Spitalit.

Një dëshmitar për Indeksonline ka thënë se një grua me një fëmijë në karrocë e ka pasur problem të dalë, për shkak të veturës e cila ka bllokuar hyrje.

Shikoni më poshtë pamjen nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/