Dhurata Dora si ‘kukull’, në imazhet e reja habit me dukjen
Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora krahas karrierës së suksesshme është edhe një super femër.
Ajo përveç që komentohet për hitet e njëpasnjëshme, është e përfolur edhe për fizikun e saj dhe linjat e bukura.

Se sa e kuruar dhe elegante është ajo, e ka dëshmuar edhe në një imazh që ka postuar së fundi në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Me një veshje prej materialit xhins, Dhurata u kujdes t’i ekspozonte këmbët e seksi derisa me grimi të theksuar dhe flokët e rregulluara dukej në formë të shkëlqyer.

Ndryshe, ‘Zemër’ është projekti i saj i fundit që erdhi në bashkëpunim me reperin francez, Sool King./Indeksonline/