Mauro Icardi do të përfundoj te Roma
Mauro Icardi mund të përfundoj te Roma pasi që destinacionet tjera janë mbyllur.
Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e Contes dhe problemet që pati vitin e kaluar e detyrojnë të largohet nga Interi.
‘Sky Sport’ raporton se Icardi është duke biseduar me Romën për një marrëveshje shkëmbimi me Edin Dzekon.
Roma e vlerëson boshnjakun 20 milionë euro dhe ka refuzuar dy oferta nga Interi (10 dhe 12 milionë euro).
Por ky shkëmbim do të ishte i realizueshëm nëse romakët tashmë përmbushin kërkesën ekonomike të Interit. /IndeksOnline/