75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kontejnerët e parkingut të Pallati i Rinisë, të stërmbushura me mbeturina

Të shohim kryeqytetin të mbushur me mbeturina në vend e pa vend, tashmë është bërë një dukuri e zakonshme.

Gjithashtu, nuk janë të rralla rastet kur edhe kontejnerët janë të stërmbushura nga mbeturinat, ku në këtë rast kompanitë e pastrimit janë përgjegjës  për këtë çështje.

Njëjte po ndodh edhe në parkingun e Pallatit të Rinisë, ku kontejnerët në këtë vend janë të stërmbushura.

Ndryshe, në po të njëjtin vend për katër ditë radhazi është mbajtur festivali “Beer Fest Kosova” i cili ka përfunduar që tri ditë.

Indeksonline ju sjell disa fotografi, ku mund të shihni se në çfarë gjendje janë këta kontejnerë./Indeksonline/